Van Dijk humbet edhe një ndeshje me Liverpoolin, gjobitet me 100 mijë euro NULL NULL 08.09.2023 19:10 08.09.2023 19:10 Kapiteni i Liverpoolit, Virgil Van Dijk është dënuar me 100.000 funte gjobë dhe një ndeshje shtesë moslojë pasi pranoi se ka vepruar pahijshëm kur u ndëshkua me karton të kuq në fitoren ndaj Newcastle. Van Dijk u dënua me mosparaqitje kundër Aston Villas më 3 shtator dhe nuk do të jetë i disponueshëm as kundër Wolves më 16 shtator. Ai u duk se u fjalos me gjyqtarin John Brooks përpara se të dilte nga fusha. Qendërmbrojtësi holandez Van Dijk, 32 vjeç, u duk gjithashtu se po debatonte me gjyqtarin e katërt përpara se të futej në tunelin në St James’ Park. Fillimisht, ndëshkimi ndaj tij ka qenë një ndeshje moslojë, ndërsa Kjo ndodhi pasi 32-vjeçari bëri një ndërhyrje të palejuar pahijshme ndaj gjyqtarit John Brooks përpara se të dilte nga fusha e lojës, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv. Holandezi është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 28 të ndeshjes kundër Newcastle United e cila është zhvilluar me 27 gusht. Liverpooli e fitoi këtë ndeshje nga disavantazhi, si në rezultat ashtu edhe numerik. /Klankosova.tv