Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vini Jr arrin marrëveshje me Arsenalin?

NULL NULL
31.07.2026 23:29
Foto Ilustrim
Foto Ilustrim

E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi vazhdon të jetë e paqartë, ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se sulmuesi brazilian ka arritur një marrëveshje në parim me Arsenalin.

Interesimi i klubit londinez për 26-vjeçarin është përfolur prej disa kohësh, ndërsa zhvillimet e fundit kanë shtuar spekulimet për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere.

Sipas raportimeve, kjo lëvizje vjen pasi Marca bëri të ditur se Real Madridi i ka vendosur një ultimatum Viniciusit: të pranojë ofertën për rinovimin e kontratës ose të largohet nga klubi, transmeton Klankosova.tv.

Nëse braziliani refuzon rinovimin, drejtuesit e Real Madridit thuhet se janë të gatshëm ta nxjerrin në shitje gjatë afatit kalimtar të verës.

lajme të ngjashme