Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kush janë emrat e përmendur për zëvendësimin e Infantinos në krye të FIFA-s

NULL NULL
31.07.2026 22:58
Gianni Infantino
Gianni Infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, po përballet me presion të madh ndërkombëtar, pasi propozimet e tij të fundit kanë nxitur kritika nga konfederatat më të mëdha të futbollit dhe kanë hapur diskutimet për pasuesin e tij.

Vetëm pak ditë pasi ndau trofeun e Kupës së Botës së bashku me presidentin amerikan Donald Trump, Infantino është vënë në qendër të kritikave.

UEFA, Concacaf dhe Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) kanë kundërshtuar mënyrën e drejtimit të FIFA-s, duke vlerësuar se proceset e vendimmarrjes dhe konsultimit kanë mangësi serioze.

Sipas BBC, një pjesë e madhe e anëtarëve të Concacaf kanë humbur besimin në aftësinë e Infantinos për të udhëhequr futbollin botëror, ndërsa këshilltari i tij i posaçëm, Carlos Cordeiro, ka dhënë dorëheqje.

Edhe drejtori operativ i FIFA-s, Kevin Lamour, ka deklaruar se administrata e organizatës ishte “mashtruar” lidhur me projektin që ka shkaktuar polemika, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, njohësit e futbollit vlerësojnë se Infantino ende ka mbështetje të mjaftueshme nga federatat kombëtare për të siguruar edhe një mandat. Ai drejton FIFA-n që nga viti 2016 dhe deri më tani është rizgjedhur dy herë pa kundërkandidat.

Nëse ai largohet, mediat ndërkombëtare përmendin disa emra si favoritë për ta pasuar.

Mes tyre janë presidenti i Concacaf-it, Victor Montagliani, presidenti i Konfederatës Aziatike, Sheikh Salman bin Ebrahim Al Khalifa, presidenti i PSG-së dhe i Klubeve Evropiane, Nasser Al-Khelaifi, si dhe sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafstrom.

Presidenti i ardhshëm i FIFA-s pritet të zgjidhet në Kongresin e 77-të të organizatës, i cili do të mbahet në Marok në muajin mars të vitit të ardhshëm. Kandidatët do të kenë afat deri më 18 nëntor për të paraqitur kandidaturat e tyre.

lajme të ngjashme