Valverde, shpëtimtari i Realit të copëtuar NULL NULL 06.03.2026 23:01 06.03.2026 23:01 Real Madridi, ndonëse me shumë mungesa, ka fituar 1-2 ndaj Celta Vigos në ndeshjen hapëse të xhiros së 27-të të La Ligës. Fillimisht, Aurelien Tchouameni kaloi madrilenët në epërsi në minutën e 11-të. Për vendësit barazoi Borja Iglesias në minutën e 25-të, dhe kështu u krye pjesa e parë. Mirëpo, Federico Valverde shënoi golin e fitores për Mbretërit në minutën e pestë shtesë duke i mbajtur fort në garë për titull. Ata sërish i afrohen Barcelonës, vendit të parë, në një pikë, por katalunasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.