Valverde në “orbitën” e gjigantit anglez NULL NULL 15.05.2026 14:15 15.05.2026 14:15 Manchester City është futur fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e Fede Valverdes. Sipas mediave britanike, Guardiola e sheh mesfushorin uruguaian si pasardhësin perfekt të Bernardo Silvës, kontrata e të cilit skadon së shpejti. Tensionet e fundit në dhomat e zhveshjes në “Bernabeu”, veçanërisht konflikti me Aurelien Tchouameni, kanë shtyrë bordin e Madridit të konsiderojë shitjen e 27-vjeçarit për të ruajtur harmoninë në grup. Thuhet poashtu se City është i gatshëm të ofrojë një shifër midis 80 dhe 100 milionë eurove për të mposhtur konkurrencën e Arsenalit dhe Chelseat të cilat poashtu janë të interesuara për uruguajanin.