Valixhja e dyshuar në Ferizaj, policia: Një qytetare e ka harruar pa dashje NULL NULL 26.12.2024 13:59 26.12.2024 13:59 Policia e Kosovës, foto ilustruese. Një valixhe e dyshuar është hasur sot në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj. Në një përgjigje për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se një qytetare e kishte harruar pa dashje, dhe që në të nuk kishte asgjë të dyshuar. “Ka përfunduar i gjithë operacioni i policisë në lidhje me informatën e valixhes së dyshuar në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj . Është lajmëruar një qytetare që e ka harruar aty pa dashje”, tha Vesli. “Njëkohesisht është kontrolluar valixhja dhe nuk ka pasur asgjë të dyshuar. Të gjitha njësitet janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe është liruar rruga. Ndërsa qytetarja është ftuar për intervistë në stacionin e policisë në Ferizaj. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”. Policia jep detaje për valixhen e dyshimtë në afërsi të Gjykatës në Ferizaj