Valencia në telashe, merr vetëm një pikë kundër Vilarrealit NULL NULL 03.05.2023 22:36 03.05.2023 22:36 Valencia ka barazuar 1:1 në shtëpi me Vilarrealin në kuadër të xhiros së 33-të të La Ligës. Një lëshim i radhës bën që Lakuriqët ta vazhdojnë luftën e dhimbshme për mbijetesë këtë stinor, pasi i kanë 34 pikë, po aq sa do t’i bënte Getafe në vendin e 18-të në rast të fitores më vonë. Madje vendësit kishin qenë duke humbur kur Nicolas Jacksoni i Nëndetëses së Verdhë kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 62-të. Mirëpo Samuel Lino arriti t’ia sigurojë ekipit të tij së paku një pikë me golin e barazimit 10 minuta më vonë. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.