Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vaksinat nuk shkaktojnë autizmin, e konfirmon edhe një studim

NULL NULL
05.03.2019 20:00

Vaksina kundër fruthit, shytave dhe rubeolës nuk rrit rrezikun për autizmin dhe nuk shkakton autizëm tek fëmijët që janë në rrezik, sipas një studimi të ri me mbi 650.000 fëmijë.

Hulumtuesit kanë përdorur një regjistër të popullsisë për të vlerësuar nëse vaksina MMR ka rritur rrezikun e autizmit në fëmijët e lindur në Danimarkë midis viteve 1999 dhe 2010. Gjithsej 657,461 fëmijë janë përcjellë deri në gusht 2013, me studiuesit që dokumentojnë diagnoza të çrregullimit të spektrit të autizmit, faktorët e rrezikut duke përfshirë moshën e prindërve, diagnozën e autizmit në një vëlla ose motër, lindjen e parakohshme dhe peshën e ulët në lindje.

Mbi 95% e fëmijëve morën vaksinën MMR, dhe 6,517 u diagnostikuan me autizëm. Vaksina MMR nuk e rriti rrezikun e autizmit te fëmijët të cilët nuk u konsideruan në rrezik për këtë çrregullim.

“Ideja se vaksinat shkaktojnë autizëm është ende përreth dhe po bëhet shumë ekspozim në mediat sociale”, vuri në dukje Anders Hviid, autor i studimit dhe hulumtues i lartë në Institutin Statens Serum në Danimarkë.

lajme të ngjashme