Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vajza e Tom Petty e zhgënjyer nga Rolling Stone!

NULL NULL
03.10.2017 10:00

Kur Tom Petty u nxitua të hënën pasdite për në spital, filluan raportimet se kalorësi legjendar kishte vdekur!

Por, pak kohë pasi u nda një lajm i tillë, u korrigjua më pas kur LAPD sqaroi se 66 vjeçari ende nuk kishte ndërruar jetë por ishte në gjendje kritike, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa në konfuzion, vajza e Petty, artistja e njohur Annakim Violette Petty, në një publikim të saj në Instagram, shprehu zhgënjimin në lidhje me raportimet e gabuara duke iu referuar saktësisht revistës së njohur Rolling Stone.

“@rollingstone babai im nuk është ende i vdekur, por revista juaj është një m*** ” shkroi ajo.

Sipas saj Rolling Stone i vuri artistët në kërkim për një gjë të tillë.

”Si guxoni të raportoni se babai im ka vdekur, vetëm për të marr klikime sepse artikujt dhe fotografitë tuaja janë kaq të vjetra”, u shpreh vajza e Tom Petty, reagimin e saj, transmeton Klan Kosova.

“Ky është babai im jo një njeri i famshëm,” shtoi ajo. “Një artist dhe një qenie njerëzore.”

Muzikanti pësoi sulm në zemër dhe u gjet pa vetëdije dhe duke mos marrë frymë në shtëpinë e tij në Malibu të dielën mbrëma.

lajme të ngjashme