Vajtja nga dhoma e gjumit në zyrë të shtëpisë llogaritet udhëtim pune në Gjermani NULL NULL 13.12.2021 18:01 13.12.2021 18:01 S Një person, i cili e theu shpinën në shkallë teksa po shkonte nga dhoma e gjumit për në zyrën e tij shtëpiake, mund të aplikojë për sigurim të punës, pasi që një gjykatë në Gjermani vendosi që ai po udhëtonte për punë në atë kohë. Ky vendim nga gjykata sociale federale gjermane erdhi pasi dy gjykata më të ulëta nuk u pajtuan nëse një lëvizje prej pak hapash mund të konsiderohej si udhëtim pune. Personi në fjalë, i cili është menaxher shitjesh, punon për një kompani që identifikohet vetëm si “R-GmbH” dhe atij fillimisht i ishte refuzuar sigurimi i punës. Ky rast shënon një precedent në botën moderne, ku puna nga shtëpia është bërë normë e re për shumë lloje punësh, posaçërisht pas shpërthimit të pandemisë COVID-19.