Vaji i peshkut lufton shumë sëmundje NULL NULL 23.11.2018 18:30 23.11.2018 18:30 Vaji i peshkut është ndër shtojcat më të zakonshme që i shtohen çdo shujte. Ky vaj është i pasur me acide yndyrore omega-3 e që është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj, njofton Klan Kosova. Nëse nuk jeni i dhënë pas mishit të peshkut, konsumimi i vajti të peshkut mund ta zëvendësojë marrjen e acideve yndyrore omega-3. Këtu keni përfitimet e shumta shëndetësore që ka vaji i peshkut: Vaji i peshkut është i mirë për shëndetin e zemrës Ky vaj mund t’iu ndihmojë në trajtimin e disa çrregullimeve mendore Mund t’iu ndihmojë të humbni peshë dhe të zvogëlojë belin Mund të ndihmojë në shëndetin e syve dhe mbron shikimin në një moshë të shtyrë Mund të zvogëlojë inflamacionin dhe simptomat e sëmundjes inflamatore Mund të ketë përfitime të lëkurës Acidet yndyrore Omega-3 që përmban vaji i peshkut është shumë e rëndësishme gjatë shtatëzënisë Mund të ndihmojë për sëmundjen e depresionit dhe ankthit Mund të përmirësojë vëmendjen dhe hiperaktivitetin tek fëmijët Ndihmon në sëmundjen e astmës dhe rrezikun e alergjive