Ushtroi dhunë psiqike ndaj nënës së tij, arrestohet djali në Prishtinë NULL NULL 24.09.2024 09:02 24.09.2024 09:02 Foto ilustruese. Arrestimi i një burri Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj nënës së tij. Bëhet e ditur se nëna nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore, ndërsa ka deklaruar se ndjehet e rrezikuar nga djali, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Viktima nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore, ndërsa ka deklaruar se ndjehet e rrezikuar nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.