Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ushtria pakistaneze thotë se janë vrarë 31 civilë

NULL NULL
07.05.2025 08:28

Ahmed Sharif, zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, tha se sulmet me raketa dhe artileri indiane vranë të paktën 31 persona.

Ai tha se 26 persona u vranë në sulmet me raketa, ndërsa pesë civilë të tjerë u vranë gjithashtu përgjatë Vijës së Kontrollit nga zjarri i artilerisë, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se Pakistani iu kundërpërgjigj zjarrit dhe shkatërroi disa poste indiane. Policia dhe mjekët indianë thanë se të paktën shtatë civilë u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën në bombardimet pakistaneze.

lajme të ngjashme