Ushtari gjendet i gjallë dy javë pas rrëzimit të helikopterit NULL NULL 09.12.2016 12:00 09.12.2016 12:00 Një ushtar që gjendej në bordin e një helikopteri ushtarak që u rrëzua në një xhungël të Indonezisë dy javë më parë, është gjetur i gjallë. Yohanes Syahputra, u gjet i gjallë të enjten nga disa fshatarë të ishullit Borneo dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Klan Kosova. “Falënderojmë Zotin, që kemi gjetur një nga pasagjerët e helikopterit të rrëzuar”. “Ushtari është gjetur i gjallë por me plagë në duart, bel dhe këmbët e tij dhe ishte i dobët pasi nuk kishte ngrënë me ditë të tëra” ,ka thënë zëdhënësi i ushtrisë, Sabrar Fdilah. Syahputra, ishte në bordin e helikopterit Bell 412 së bashku me katër ushtarë të tjerë, kur helikopteri humbi kontaktin më 24 nëntor.