UP-ja shënon ditëlindjen e 52-të (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 15.02.2022 21:20 nga Flamur Gajtani 15.02.2022 21:20 Në Fakultetin Teknik janë inauguruar sot hapësirat e reja. Nga kjo e martë, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Inxhinierisë Elektrike e Kompjuterike si dhe Ndërtimtarisë do të ndajnë ambientet e përbashkëta. Sipas rektorit të Universitetit të Prishtinës, që më 15 shkurt mbushi 52 vjet e që e financoi këtë projekt, modernizimi i kësaj hapësire do ketë ndikim pozitiv. Mirënjohës ndaj investimit, i cili po vlerësohet se do të jetë praktik, është edhe dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë. Të kënaqur janë edhe studentët, që do ta shfrytëzojnë më së shumti këtë vend. Investime të tilla u tha se do të vazhdojnë edhe më tutje, teksa në këtë përvjetor janë ndarë edhe mirënjohje për studentët e dalluar, profesorët e ata që janë pensionuar.