UNRWA: Nuk ka ushqim të mjaftueshëm NULL NULL 28.01.2024 17:30 28.01.2024 17:30 Foto nga arkiva: UNRWA Agjencia e OKB-së për Palestinezët tha se moti ka intensifikuar vuajtjet për qindra mijëra njerëz të zhvendosur, duke e bërë një situatë tashmë, siç thanë, të padurueshme. Kjo agjenci përmes një shkrimi në “X” tha se familjet që ikin nga shtëpitë e tyre, derisa ofensiva e Izraelit vazhdon, po flenë në ujë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. UNRWA tha se familjet kanë qenë gjithashtu në radhë për orë të tëra në të ftohtë dhe shi për ushqim, i cili sipas tyre, nuk është i mjaftueshë,. “Thjesht nuk ka ushqim të mjaftueshëm”, thuhet tutje në shkrimin e UNRWA.