Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Universiteti i Danimarkës do të ndalojë investimet në kompanitë që bëjnë biznes në Bregun Perëndimor

NULL NULL
28.05.2024 18:30
Qindra studentë filluan protestat në kampus në fillim të majit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj luftës së Izraelit në Gaza.
Qindra studentë filluan protestat në kampus në fillim të majit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj luftës së Izraelit në Gaza. Pamjet: Al Jazeera

Universiteti i Kopenhagës ka thënë se do të heqë dorë nga kompanitë që bëjnë biznes në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Qindra studentë filluan protestat në kampus në fillim të majit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj luftës së Izraelit në Gaza.

Studentët kanë kërkuar që universiteti të ndërpresë lidhjet akademike me Izraelin dhe të largohet nga kompanitë që operojnë në territorin e pushtuar palestinez.

Universiteti në një postim në X tha që nga 29 maji, do të heqë zotërimet e tij me një vlerë totale prej rreth 145,810 dollarë (mbi 134 mijë euro) në Airbnb, Booking.com dhe eDreams.

Universiteti tha se do të punojë me menaxherët e fondeve për të menaxhuar investimet e tij dhe për të siguruar që ata të jenë në përputhje me një listë të kompanive të Kombeve të Bashkuara të përfshira në vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, shkruan Al Jazeera, përcjell Klankosova.tv.

lajme të ngjashme