Unitedit i rrëshqet fitorja nga duart ndaj Bournemouthit NULL NULL 20.03.2026 22:55 20.03.2026 22:55 Manchester United ka barazuar 2-2 si mysafir i Bournemouthit në xhiron e 31-të të Premier Ligës. Bruno Fernandes zhbllokoi rezultatin nga penaltia në minutën e 61-të. Nuk vonoi shumë dhe Ryan Christie barazoi në minutën e 67-të. James Hill shënoi autogol dhe Djajtë e Kuq u kthyen në epërsi në minutën e 71-të. Harry Maguire shkaktoi penalti, që i kushtoi me karton direkt të kuq në minutën e 78-të, dhe tre minuta më pas barazoi E.J. Kroupi nga pika e bardhë. Djajtë e Kuq mbeten të tretët me 55 pikë, katër më shumë se vendi i katërt, Aston Villa që ka një ndeshje më pak të luajtur.