Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Unitedi me rikthim mposht Aston Villan – Hojlund shënon golin e parë në ligë

NULL NULL
26.12.2023 23:54
hojlund
Manchester United's Alejandro Garnacho, right, celebrates with Manchester United's Hannibal Mejbri on the full time during the English Premier League soccer match between Manchester United and Aston Villa at the Old Trafford stadium in Manchester, England, Tuesday, Dec. 26, 2023. Manchester United won 3-2. (AP Photo/Dave Thompson)

Skuadra e Eric Ten Hag ka bërë një rikthim senzacional ndaj kundërshtarit në superformë, Aston Villa.

Ishin mysafirët që udhëhoqën të parët në ndeshje, me golat e McGinn dhe Dendoncker duke udhëhequr bindshëm 2 me 0 në “Teatrin e Ëndrrave” në pjesën e parë.

Por, pjesa e dytë e ndeshjes solli ndryshim në rezultat, pasi “Djajtë e kuq” bënë një rikthim të madh në lojë.

Garnacho ishte lojtari i mbrëmjes, duke shënuar dy herë në ndeshje për të barazuar rezultatin.

Ndërsa Hojlund shënoi për 3-2 duke ia siguruar një fitore tejet të rëndësishme ekipit të tij.

Vlen të theksohet se ky gol ishte edhe i pari për Hojlund në Premier Ligë.

Me këtë fitore, Unitedi kalon në vendin e gjashtë në tabelë me 31 pikë nga 19 ndeshje, kurse Aston Villa mbetet në të tretin me 39 pikë – 3 më pak se Liverpooli që mban kreun. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme