Unitedi ia rrit çmimin Rashfordit NULL NULL 23.09.2025 19:53 23.09.2025 19:53 Manchester United ka ndryshuar qëndrim për të ardhmen e Marcus Rashford, duke rritur çmimin e shitjes nga 26 në 35 milionë funte. Rashford është aktualisht i huazuar te Barcelona dhe dëshiron që transferimi të bëhet i përhershëm. Megjithatë, Barcelona nuk është e gatshme të rinegociojë marrëveshjen fillestare. Kjo ka krijuar përplasje mes dy klubeve, duke e lënë të paqartë të ardhmen e sulmuesit anglez.