Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

UNICEF: Vajzat shpenzojnë shumë më shumë orë pune që nuk paguhen se sa djemtë

NULL NULL
11.10.2016 12:31
Mahoni, Ethiopia - October 13: Girls washing clothes in a Creek on October 13, 2015 in Mahoni, Ethiopia. (Photo by Thomas Imo/Photothek via Getty Images)

UNICEF, ka publikuar këtë javë një raport që tregon se vajzat nga mosha pesë deri në 14 vjeçe janë duke shpenzuar 40 përqind më shumë kohë se sa moshatarët e tyre djem, për të bërë punë që nuk paguhen, gjë që ia pamundëson atyre ta shijojnë fëmijërinë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, që është këtë të martë me 11 tetor, po tentohet të rritet vetëdijësimi për pozitën jo të mirë të vajzave kundrejt djemve në gjithë botën, transmeton Klan Kosova.

Sipas UNICEF, vajzat në gjithë botën po shpenzojnë 160 milionë orë më shumë se djemtë në punët shtëpiake si gatimi, pastrimi ose kujdesi për anëtarët e tjerë të familjes.

Vajzat në Azinë Jugore, Lindjen e Mesme dhe në disa pjesë të Afrikës ishin trageti kryesor i këtij raporti.

“Vajzat punojnë punë që nuk paguhen qysh në fëmijërinë e hershme por që intensifikohen më shumë kur ato janë në adoleshencë”.

“Si rezultat i kësaj, vajzat sakrifikojnë mundësi të tjera siç janë mësimi, ose edhe e humbin mundësinë për ta shijuar fëmijërinë. Kjo shpërndarje e pabarabartë e punës në mesin  e vajzave dhe djemve, shfaq edhe njëherë steriotipet gjinore dhe rrit dyfish barrën mbi gratë dhe vajzat e të gjitha brezave”, ka thënë Këshilltarja për Çështje Gjinore në UNICEF, Anju Malhotra.

Dita Ndërkombëtare e Vajzave është caktuar pikërisht me datën 11 tetor, nga OKB-ja në vitin 2011 për të njohur të drejtat e 1,1 miliard vajzave në botë si dhe sfidat që ato ballafaqohen.

lajme të ngjashme