Unesco do të ndihmojë Marokun të vlerësojë dëmin kulturor NULL NULL 10.09.2023 14:51 10.09.2023 14:51 Agjencia kulturore e OKB-së, Unesco thotë se do të ndihmojë Marokun të vlerësojë dëmet në vendet e trashëgimisë dhe të hartojë një strategji riparimi. Qyteti i vjetër i Marrakeshit – i cili u prek rëndë nga tërmeti i së premtes – është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Kreu rajonal i UNESCO-s, Erik Falt, tha se ishte i nevojshëm një plan për rindërtimin e aseteve kulturore të dëmtuara. Marrakeshi është porta kryesore për turizmin në Marok. Qyteti planifikonte të priste 13 milionë vizitorë në vitin 2023 – po aq sa ishte në vitet para pandemisë së Covid. Tërmeti i së premtes në Marok la të vdekur mbi 2 mijë persona, transmeton Klankosova.tv.