Unaza e Meghan Markle me një kuptim të veçantë NULL NULL 20.12.2018 11:30 20.12.2018 11:30 Dukesha e Sussex, Meghan Markle së fundmi ka shtuar në koleksionin e saj një unazë të prodhuar nga marka turke “Kismet by Milka”. Domethënia e kësaj unaze ishte mjaft e bukur, pasi simbolizonte fatin, pjellshmërinë, plotësimin e dëshirave, si dhe mbrojtjen nga syri i keq apo edhe nga vetja, njofton Klan Kosova. Kjo unazë në botën e fesë Islame njihet si dora e Fatimes, ndërsa në Judizëm quhet dora e Miriamit. Këtë unazë Markle e tregoi gjatë vizitës në shtëpinë e të moshuarve “Royal Variety” ne Twickenham.