“Ultramaratona”, studentët protestues të Serbisë me vrap ia mësyjnë Brukselit NULL NULL 25.04.2025 17:24 25.04.2025 17:24 Pasi përshkuan me biçikletë gjithë rrugën deri në Francë, studentët protestues të Serbisë të premten kanë nisur një vrapim prej gati 2000 kilometrash drejt Brukselit që synon të tërheq vëmendjen e Bashkimit Evropian ndaj luftës së tyre disamujore kundër korrupsionit dhe për sundimin e ligjit në vendin ballkanik. Më shumë se 20 studentë u nisën nga qyteti verior serb i Novi Sadit për një “ultramaratonë” që pritet të zgjasë 18 ditë. Të brohoritur nga qindra njerëz, studentët u nisën drejt qytetit lindor kroat të Osijekut, ndalesa e parë e udhëtimit të tyre, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv. Studentët e universitetit kanë qenë një forcë kyçe pas një lëvizjeje mbarëkombëtare kundër korrupsionit në Serbi që po e trondit presidentin populist Aleksandar Vuçiq. Ai po e udhëheq zyrtarisht Serbinë drejt anëtarësimit në BE, por është akuzuar për shtypjen e lirive demokratike, ndërsa forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën.