Ukshini: Hungaria po i kthehet demokracisë, fitore dhe për Bashkimin Evropian (VIDEO) NULL NULL 13.04.2026 23:27 13.04.2026 23:27 Ish-diplomati, Sylë Ukshini ka komentuar fitoren e liderit opozitar Peter Magyar ndaj kundërshtarit të tij Viktor Orban në Hungari. Në emisionin “Edicioni Special”, Ukshini tha se Hungaria i është kthyer demokracisë, dhe kjo është fitore edhe për Bashkimin Evropian. “Kjo tregon se qytetarët e Hungarisë kanë një traditë në kultivimin e demokracisë. Siç më ka tha një ditë një akademik në Hungari, vendi po i kthehet demokracisë dhe unë mendoj se kjo është një fitore jo vetëm për hungarezët, por edhe për Bashkimin Evropian, që e ka pritur me interes. Dhe padyshim është edhe një goditje e rëndë për politikën e Putinit”, tha Ukshini. Ndiqni deklaratën e plotë, në videon e mëposhtme: