Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ukrainasit festojnë trashëgiminë e tyre në Ditën e Vyshyvankas

NULL NULL
16.05.2024 20:19
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe gruaja e tij

Çdo vit, të enjten e tretë të majit, ukrainasit në mbarë botën festojnë Ditën e Vyshyvankas.

Kjo festë i kushtohet ruajtjes së këmishës së famshme të qëndisur të Ukrainës, e njohur si “vyshyvanka”, si një simbol i trashëgimisë materiale dhe shpirtërore të popullit të saj, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Qëndisja ukrainase ndryshon në teknikat e saj, dhe rajone të ndryshme në të gjithë vendin prodhojnë modelet e tyre. Tradicionalisht, çdo thurje, yll ose lule ka një kuptim të veçantë.

Në të kaluarën, shumë ukrainas e panë qëndisjen si një hajmali mbrojtëse dhe përfaqëson lumturinë, fatin, jetën dhe fitoren.

Në ditët e sotme, ukrainasit veshin edhe vyshyvanka si një sfidë për Rusinë, si një shfaqje të identitetit të tyre kombëtar dhe për të festuar historinë e gjatë të Ukrainës.

lajme të ngjashme