Ukraina vendos kufizime të energjisë pasi Rusia sulmoi infrastrukturën e gazit NULL NULL 11.02.2025 08:35 11.02.2025 08:35 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Foto AP. Ukraina vendosi kufizime emergjente të energjisë të martën pas sulmeve të natës dhe mëngjesit nga Rusia në infrastrukturën e gazit, tha ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galushchenko. “Armiku nisi një sulm në infrastrukturën e gazit brenda natës”, tha Galushchenko në një postim në mediat sociale. “Që nga mëngjesi i sotëm, sektori i energjisë vazhdon të jetë nën sulm”. Galushchenko nuk dha më shumë detaje, ndërsa administrata ushtarake rajonale e Poltava tha se si rezultat i sulmeve me raketa, nëntë vendbanime në rrethin Myrhorod mbetën pa furnizim me gaz, shkruan Reuters, transmeton Klankosov.tv.