Gjatë Botërorit keni më shumë gjasa “të zini dikë” NULL NULL 17.07.2026 22:50 17.07.2026 22:50 Një studim i para disa vitesh ka identifikuar lidhjen mes Kupës së Botës dhe mënyrës se si i përdorni aplikacionet për takime si Tinder, sipas Men’s Health. Sipas të dhënave nga Tinder, Kupa e Botës 2018 kishte ndikuar ndjeshëm edhe në aktivitetin e përdoruesve të aplikacionit. Gjatë turneut njëmujor ishte parë një rritje e konsiderueshme e komunikimeve. Hulumtimi kishte treguar se gjatë Botërorit kishte pasur një rritje prej 66 për qind të përputhjeve, apo kur dy përdorues pëlqejnë njëri-tjetrin dhe “hyjnë në muhabet”. Për më tepër, përdoruesit që në profilin e tyre shfaqnin interes për sportin kishin mesatarisht 94 përputhje.