Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ukraina thotë se votimi presidencial rus në rajonet e saj të pushtuara do të jetë “i pavlefshëm”

NULL NULL
10.12.2023 12:32
zgjedhje
zgjedhje

Ukraina ka dënuar synimin e Rusisë për të organizuar votimin e zgjedhjeve presidenciale në territorin e pushtuar ukrainas vitin e ardhshëm.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se çdo votim i tillë i mbajtur në rajonet e pushtuara në vend do të ishte “i pavlefshëm” dhe u zotua se çdo vëzhgues ndërkombëtar i dërguar për të monitoruar zgjedhjet ruse “do të përballet me përgjegjësi penale”.

“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë me vendosmëri synimin e Rusisë për të mbajtur zgjedhje presidenciale në territoret e okupuara ukrainase dhe të vendosë sanksione ndaj atyre që janë të përfshirë në organizimin dhe sjelljen e tyre”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Ligjvënësit në Rusi caktuan të enjten zgjedhjet presidenciale të vendit 2024 për 17 mars. Të premten, presidenti rus, Vladimir Putin shpalli kandidaturën e tij për rizgjedhje. Ai është i sigurt se do të fitojë një mandat tjetër gjashtëvjeçar.

lajme të ngjashme