Ukraina goditet nga një valë sulmesh me raketa dhe dronë NULL NULL 24.02.2024 14:40 24.02.2024 14:40 Foto nga arkiva. Kherson. Forcat ruse kanë goditur objektiva anembanë Ukrainës, duke përdorur raketa dhe dronë, tha ushtria ukrainase. Gjatë sulmeve, forcat ukrainase rrëzuan dy raketa të drejtuara “X-59” dhe 12 dronë që fluturonin mbi rajonet Kirovohrad, Odesa dhe Mykolaiv, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Një person u vra pasi një ndërtesë banimi u godit në Odesa, tre persona janë dërguar në spital, ndërsa një është shpëtuar nga rrënojat.