Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ukraina dhe Rusia nisin bisedimet për paqe

NULL NULL
23.07.2025 21:26

Rusia dhe Ukraina zhvilluan në Stamboll raundin e tretë të bisedimeve të paqes, të parin që nga 2 qershori.

Takimi u mbajt me ndërmjetësimin e Turqisë, ndërsa ShBA-ja ka rritur presionin ndaj Moskës për një marrëveshje brenda 50 ditëve, ndryshe do të vendosë sanksione të reja.

Ukraina kërkon një armëpushim të menjëhershëm, kthimin e të burgosurve dhe të fëmijëve të rrëmbyer, si dhe një takim të drejtpërdrejtë Zelensky–Putin, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Kremlini e konsideron të vështirë arritjen e një marrëveshjeje për shkak të pozicioneve të kundërta.

Rusia ka kërkesa si neutraliteti i Ukrainës dhe tërheqja nga katër rajone, ndërkohë, luftimet në terren vazhdojnë me intensitet të lartë.

Zelensky tha se Ukraina është gati për paqe, por jo për kapitullim.

lajme të ngjashme