Ujë të ngrohtë me limon për mëngjes, largon toksinat dhe stimulon metabolizmin NULL NULL 29.10.2018 08:33 29.10.2018 08:33 Shumë ekspertë të shëndetit dhe lëkurës bien dakord se konsumimi i ujit është i rëndësishëm për të mbajtur trupin të pastër nga toksinat dhe për të qenë të hidratuar. Nisja e ditës me një gotë ujë është zakoni më i mirë për shëndetin. Si uji i ftohtë ashtu edhe ai vakët janë të mirë në këtë rast. Gjithsesi, ekspertët rekomandojnë që të pini ujë të ngrohtë, të shoqëruar me pak limon, në mëngjes ose gjatë ditës, për t’i sjellë trupit një sërë përfitimesh shëndetësore. “Uji me limon stimulon punën e metabolizmit. Hidratimi i mirë është një pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme dhe mbajtjes së një peshe të shëndetshme të trupit. Personat të cilëve nuk u pëlqen shija e ujit të thjeshtë mund ta përmirësojnë shijen e tij duke i shtuar limon. Studimet kanë treguar se uji i ngrohtë me limon mund ta zvogëlojë fryrjen, sepse ai vepron si një diuretik i butë natyror”, deklaroi nutrologia Alissa Rumsey.