Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ujdia e armëpushimit: Lirohen edhe 110 palestinezë (VIDEO)

NULL NULL
31.01.2025 12:28
Ujdia e armëpushimit - Lirohen edhe 110 palestinezë

Me entuziazëm po presin zbritjen e të burgosurve nga autobusët që u ndalën në Ramallah.

110 palestinezë e liruar nga Izraeli u dërguan menjëherë për trajtim mjekësor, meqë gjendja e tyre u raportua se ishte e rëndë.

Kjo, për shkak se shumë nga ta deklaruan për tortura mizore në qelitë hebraike.

Ato tha se i përjetoi brenda për 20 vjet edhe Ibrahim Qashua, i burgosuri i dënuar me vdekje.

“Situata në burg është më e rëndë sesa mund ta imagjinoni. Ndaj nesh janë ushtruar të gjitha format e dhunës dhe trajtimit të ashpër, presione nga më të ndryshmet. Jam i sigurt se jeni në dijeni dhe keni marrë lajme për rënien dëshmor të shumë vëllezërve tanë të burgosur si pasojë e këtij trajtimi gjatë luftës në Gaza”, tha ish i burgosuri nga Tulkaremi, Ibrahim Qashua.

Por ndjenjat e gëzimit të lirimit nuk u shijuan pas njoftimit nga Hamasi për vdekjen e udhëheqësit ushtarak Mohammed Deif. Ushtria izraelite pati pretenduar se e kishte vrarë Deifin në korrik të vitit të kaluar, por grupi militant nuk e kishte konfirmuar këtë deri më tashti.

“Abu Khalid është udhëheqësi dhe figura jonë frymëzuese. Kur themi babai ynë, ai është babai ynë, ai është prijësi ynë, ai është sheiku ynë, në çdo kuptim të fjalës. Lajmi na dhemb thellësisht, por ngushëllimi ynë është se ai ka rënë dëshmor për këtë kauzë, për këtë botë”, tha ish i burgosuri nga kampi Al-Fawaar, Mohammad Atieh Abu-Wardeh.

Ndër të burgosurit palestinezë të liruar, 30 prej tyre kishin marrë dënime të përjetshme për sulme vdekjeprurëse kundër izraelitëve, shtatë u lejuan të kthehen në Bregun Perëndimor, ndërsa pjesa tjetër u transferua në Egjipt për t’u deportuar më tej.

Palestinezët i shohin të burgosurit e liruar si heronj që kanë sakrifikuar për kauzën e përfundimit të okupimit shumëdekadësh izraelit mbi tokat që ata i konsiderojnë pjesë të shtetit të tyre të ardhshëm.

lajme të ngjashme