Ua vidhte me forcë qaforet viktimave, prangoset 42-vjeçari në Durrës NULL NULL 20.09.2025 12:01 20.09.2025 12:01 Policia e Shqipërisë Është arrestuar një 42-vjeçar, nën dyshimin se u merrte me dhunë varëset e floririt nga qafat e viktimave të ndryshme, në Durrës. Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se është sekuestruar njëra nga varëset, në cilësinë e provës materiale, transmeton Klankosova.tv. Derisa në njoftim thuhet se po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes me dhunë të 42-vjeçarit, pasi dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe profesionale të kryera, u bë e mundur zbardhja e tre rasteve të denoncuara dhe identifikimi i autorit të dyshuar të këtyre rasteve. Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje shtesë lidhur me vjedhjet e 42-vjeçarit: më datë 21.08.2025, rreth orës 09:30, në lagjen nr. 12, dyshohet se i ka marrë me forcë varësen e floririt shtetases L. T.; më datë 10.09.2025, në të njëjtën lagje, duke kaluar vijat e bardha, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen shtetases Sh. M.; më datë 15.09.2025, dyshohet se i ka marrë me dhunë varësen e floririt shtetases O. A. Gjatë operacionit u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, varësja e shtetases O. A.