Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

‘U zgjuam nga tingujt ulëritës’: Gruaja përshkruan sulmin ajror në Gaza (FOTO)

NULL NULL
22.11.2023 12:39
gaza cover

Turma të mëdha janë mbledhur jashtë spitalit al Aqsa në Gaza për t’i nderuar ata që u vranë në një sulm ajror izraelit në Deir al Balah.

Duke u lutur pranë trupave të mbështjellë me qefine të bardha, një burrë u pa duke mbajtur trupat e fëmijëve.

Një banore lokale e quajtur Umm Rami al Jabali e përshkroi sulmin duke thënë se nuk mund të dilte nga shtëpia e saj ose “të shkonte askund”.

“Sapo mbylla sytë për të fjetur, u zgjuam nga rrënojat, pluhuri i zi, baruti dhe tingujt e britmave”, tha ajo, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

“Ne u ngritëm për të ikur, por konstatuam se rrënojat e kishin mbyllur derën e shtëpisë. Nuk ka vend të sigurt për të shkuar, as brenda shtëpisë nuk është e sigurt dhe as jashtë shtëpisë”.

Më shumë se 11 mijë palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori, sipas ministrisë së shëndetësisë së atjeshme, të udhëhequr nga Hamasi në Gaza.

Ministria shtoi se nuk ka qenë në gjendje të përditësojë numërimin e saj që nga 11 nëntori për shkak të kolapsit të sektorit shëndetësor, por se numri i njerëzve të vrarë është rritur që atëherë.

gruaja gaza

lajme të ngjashme