U raportua si vdekje në punë, nga hetimet rezulton se shqiptari është vrarë në Itali NULL NULL 10.01.2025 09:30 10.01.2025 09:30 Artan Kaja, 52-vjeçari shqiptar i gjetur i vdekur në një magazinë të fabrikës së letrës në Lucca, nuk ka qenë viktimë e një aksidenti në punë, por është gjuajtur me armë zjarri. A2CNN shkruan se lajmin e ka bërë të ditur policia italiane, e cila shtoi se ka ndaluar një person të dyshuar për këtë ngjarje. Kaja ishte kreu i një kompanie dhe u gjet i vdekur në fabrikën e letrës Smurfit Kappa në Lunata të martën në mbrëmje. Fillimisht autoritetet supozuan për një incident apo sëmundje në punë. Viktima u konstatua me lëndime në kokë dhe mjekët dyshuan se ai kishte rënë nga lartësia. Por tani del hipoteza se ai mund të jetë goditur me armë zjarri, e cila ende nuk është gjetur. Autori i dyshuar i ngjarjes është një tjetër shqiptar, i cili është marrë në pyetje nga autoritetet, në prani të avokatit, por dëshmia e tij është kontradiktore.