U raportua se po kërkohet nga Serbia, koloneli i policisë: Zyrtarisht nuk jam në dijeni, por nuk pritet më mirë NULL NULL 05.08.2024 11:59 05.08.2024 11:59 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Koloneli i policisë së Kosovës, Lumni Graishta, u raportua se po kërkohet nga Serbia bashkë edhe me disa ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 30 korrik, Serbia e ka dërguar një listë në Interpol, në mesin e të cilëve është edhe emri i kolonelit të Policisë së Kosovës. Graishta tha për Klankosova.tv se “zyrtarisht nuk është në dijeni”. “Edhe unë e kam lexuar në media lajmin se po kërkohem. Zyrtarisht nuk kam ndonjë informacion, por për neve nuk pritet më mirë nga Serbia”, tha Graishta për Klankosova.tv Koloneli si i ri ka qenë i angazhuar në luftën e fundit në Kosovë si pjesëtar i UÇK-së./ Klankosova.tv Ky është koloneli i Policisë së Kosovës që po kërkohet nga Serbia