Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U plagos me thikë, 27-vjeçari nga Korça transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

NULL NULL
15.08.2025 23:04
Foto: ABC News.al

Është nisur me ambulancë drejt spitalit të traumës në Tiranë 27 vjeçari Ari Kodra, i cili u plagos me thikë në Korçë.

Sipas ABCNews.al mësohet se i dëmtuari po dërgohet për mjekim më të specializuar pasi ka dëmtim poshtë shpatullës, në anën e zemrës dhe duhen kontrolle më të imtësishme për të parë nëse i janë shkaktuar dëmtime të rënda.

Lidhur me ngjarjen, mësohet se autori Aleks Qiqi dhe i plagosuri ishin në një tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa kanë nisur duke u “ngacmuar” me fjalë me njëri tjetrin.

Autori ka shkuar në banesë, ka marrë thikën dhe është kthyer për ta plagosur, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë në tavolinë kanë goditur fizikisht pas plagosjes autorin, duke i shkaktuar dëmtime por jashtë rrezikut për jetën.

lajme të ngjashme