U kap në flagrancë me armë zjarri, arrestohet një 24-vjeçar në Tiranë NULL NULL 24.03.2025 11:56 24.03.2025 11:56 Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kudër të operacionit “Gun” pasi u kap në flagrancë me një armë zjarri të cilën dyshohet se do e shiste në Tiranë. Gjithashtu është proceduar penalisht për “moskallëzim krimi” një tjetër person I moshës 23-vjeçare. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, raporton Euronews.al. “Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në inteligjencën policore, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “GUN”. “Si rezultat i operacionit u vu në pranga shtetasi B. M., 24 vjeç, banues në Kukës. Si dhe u procedua shtetasi D. I., 23 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën e Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit B. M, iu gjet e sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do e shiste”,-thuhet në njoftimin e policisë.