U godit nga vetura dje në Prizren, 59 vjeçari vdes në QKUK NULL NULL 06.01.2025 12:57 06.01.2025 12:57 Një burrë ka vdekur sot në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve trupore të pësuara nga goditja e një veture. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Prizren, ku i dyshuari ngasësi i veturës me targa sllovene, ishte duke lëvizur në rrugën “Ekrem Rexha”, në drejtimin të lagjes Arbana. Ai e godet këmbësorin i cili ishte duke e kaluar rrugën nga ana e majtë në të djathtë, jashtë vendkalimit të shënuar të këmbësoreve. Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Bytyqi tha për Klankosova.tv se këmbësori u godit me pasqyrën e majtë të veturës që po lëvizte në shiritin e majtë të rrugës me dy shirita në një kahje. “Si pasojë këmbësori pëson lëndime të rënda trupore, i cili dërgohet në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, nga ku pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm, për shkak të lëndimeve të rënda trupore”, tha Bytyqi. Ai shtoi se i dyshuari V.S, i lindur në vitin 1987 (shoferi i veturës) me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. Derisa, zëdhënësi i policisë njoftoi se sot nga QKUK-ja kanë pranuar informacion se viktima e rastit (S.K, 1987), ka vdekur. “Me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Bytyqi për Klankosova.tv