U gjet anash rrugës e aksidentuar, ndërron jetë në spital gruaja në Fier NULL NULL 25.11.2024 22:08 25.11.2024 22:08 Një grua ka humbur jetën në spital pasi u gjet e braktisur anash rrugës në aksin “Fier-Lushnjë”. Sipas policisë, dyshohet se gruaja e paidentifikuar, është lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor. Ajo është konstatuar nga policia dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit por s’ka mundur të mbijetojë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen./abcnews.al