U fishkëllyen në Bernabeu, Reali i zhgënjyer nga “ky lloj i tifozëve” NULL NULL 18.01.2026 16:43 18.01.2026 16:43 Lojtarët e Real Madridit dhe bordi drejtues janë të prekur dhe të zhgënjyer pasi shumë tifozë i fishkëllyen ata në dje në Santiago Bernabeu, raporton COPE. Klubi ndihet i indinjuar pasi mendon se disa tifozë i përkrahin vetëm kur janë duke fituar. Përndryshe këto kanë qenë javë kritike për Mbretërit që humbën Superkupën e Spanjës, shkarkuan Xabi Alonson, dhe pastaj u eliminuan nga Kupa e Mbretit nga Albacete, nën urdhrat e Alvaro Arbeloas. “Mesazhi nga dhoma e zhveshjes pas ndeshjes kundër Levantes është: nëse na duartrokisni vetëm në lavdi, por zhdukeni në humbje, ju kurrë nuk keni qenë bashkë me ne”, vijon raportimi.