U dërgua për tretman në QKUK, vdiq më vonë – policia nis hetimet NULL NULL 13.10.2025 09:29 13.10.2025 09:29 Një person i cili ishte dërguar mëngjesin e së dielës në QKUK për tretman mjekësor, më vonë vdiq pas konstatimit të mjekëve. Lidhur me këtë rast kanë nisur hetimet nga ekipet relevante. “Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili në mëngjes është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, më vone nga mjekët është konstatuar vdekja e tij. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thotë policia në raportin 24 orësh.