Tyson dhe Holyfield nxjerrin në shitje koleksion kanabisi të quajtur “Veshët e Shenjtë” NULL NULL nga Endrit Zogaj 16.11.2022 12:04 nga Endrit Zogaj 16.11.2022 12:04 Kanë kaluar 25 vjet që nga dueli i famshëm i boksit, kur Mike Tyson e kishte kafshuar në vesh kundërshtarin e tij Evander Holyfield. Ndryshe nga ajo kohë, tani dyshja është bashkuar jashtë ringut për të nxjerrë në shitje një koleksion kanabisi të quajtur “Veshët e Shenjtë”. Produkti ka formën e veshit duke pasqyruar dëmin që Tyson ia kishte shkaktuar Holyfieldit gjatë meçit në vitin 1997.