Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tymi ndërprenë stërvitjen e Trepça 89 (VIDEO)

NULL NULL
30.06.2017 19:26

Kampioni kosovar, Trepça 89 që garon sivjet edhe në kualifikimet për Champions League, nuk ka mundur që ta zhvillojë këtë premte stërvitjen sipas planit të paraparë.

Kjo ka ngjarë për shkak të një tymi që ka mbuluar stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.

Për këtë arsye ata u detyruan për 10-15 minuta ta ndërpresin stërvitjen, por me tu larguar tymi vazhduan përgatitjet për ndeshjen e kthimit në fazën e kualifikimeve të Champions League.

Nuk dihet se kush dhe si është ndezur zjarri pranë stadiumit që ka penguar futbollistët që stërviten normalisht.

lajme të ngjashme