Tym në kabinën e pilotit: Pas 35 minutash në ajër, aeroplani që u nis nga Frankfurti u detyrua të kthehej NULL NULL 30.09.2025 18:17 30.09.2025 18:17 Një fluturim i Lufthansas për në Danimarkë përfundoi shumë shpejt, vetëm 35 minuta pasi aeroplani ishte ngritur. Aeroplani u detyrua të kthehej menjëherë, pasi kabina e pilotit u mbush me tym. Siç raporton portali i aviacionit “The Aviation Herald “, ekuipazhi menjëherë vuri maska oksigjeni dhe vendosi të kthehej nga një lartësi prej 6.7 kilometrash. Pilotët e ndërprenë fluturimin dhe u kthyen, transmeton Klankosova.tv. Sipas “Flightradar24”, avioni me numër fluturimi LH-842 u nis nga Frankfurti në orën 22:52 me një vonesë prej rreth një ore drejt Billund (Danimarkë). Aeroplani qëndroi në ajër përafërsisht 35 minutash në ajër, nga aty vetëm një person u lëndua. /Klankosova.tv