Twitteri ka shkarkuar pothuajse të gjithë stafin e tij në Ganë NULL NULL 09.11.2022 21:17 09.11.2022 21:17 Pushimet nga puna në Twitter ishin pjesë e një tërheqjeje globale të stafit të prezantuar nga shefi i ri, Elon Musk. Zyra e Ganës u hap me bujë vitin e kaluar me kompaninë duke thënë se donte të ishte më e “thelluar” në bisedat afrikane. Ndërsa më 4 nëntor, Elon Musk postoi në Twitter se punonjësve iu “u ofrua 3 muaj pushim”, pasi lajmet filluan të shpërndaheshin globalisht për pushime masive të stafit. Megjithatë nuk ishte e qartë se cilës zyrë i referohej, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv “Është shumë fyese”, tha një punonjës anonim i zyrës në Ganë. Sipas ligjit vendës, stafi i pushuar nga puna duhet të paguhet dhe duhet t’i jepen tre muaj njoftim paraprak, në krahasim me një muaj sa u është dhënë në rastin e punonjësve ganezë të cilëve u është thënë se “dita e fundit e punësimit do të jetë 4 dhjetori, 2022”. Musk ka pushuar nga puna staf nga mbarë bota. Ai tha se “nuk kishte zgjidhje” veçse të zvogëlonte fuqinë punëtore të kompanisë pasi firma po humbte më shumë se 4 milion dollarë në ditë. /Klankosova.tv