Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Turqia shpall ditë zie kombëtare pas tragjedisë në malet Bolu

NULL NULL
22.01.2025 10:10

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka shpallur të mërkurën ditë zie kombëtare pas tragjedisë që ndodhi së malet Bolu, ku zjarri përfshiu një hotel dhe la të vdekur 76 persona.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, njoftoi se trupat e 45 viktimave u janë dorëzuar familjeve të tyre, ndërsa testet e ADN-së po kryhen për të identifikuar të tjerët.

Zjarri ra në hotelin Grand Kartal në vendpushimin e skive Kartalkaya në malet Bolu.

Autoritetet po përballen me kritika në rritje për masat e sigurisë së hotelit, pasi të mbijetuarit raportuan se asnjë alarm zjarri nuk u ndez gjatë incidentit.

Lidhur me rastin, nëntë persona janë arrestuar, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme