Turqi: Mbi 82 mijë të infektuar dhe 1890 të vdekur nga koronavirusi NULL NULL 19.04.2020 08:28 19.04.2020 08:28 Blood sample with respiratory coronavirus positive Gjatë 24 orëve të fundit në Turqi kanë vdekur 121 persona nga Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1890. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova Në llogarinë e tij në twitter, Koca po ashtu njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend është rritur në 82.329, me 3.783 raste të reja të regjistruara. Lidhur me pacientët e shëruar nga ky virus, Koca njoftoi se deri më tani numri ka arritur në 10.453. Ministri turk po ashtu theksoi se në 24 orët e fundit janë kryer 40.520 teste tek personat e dyshuar, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera ka shkuar në 598.933. Kujtojmë se pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizatata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale. Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, mbi 2.25 milionë raste të koronavirusit janë raportuar në mbarë botën, me rreth 157 mijë të vdekur dhe rreth 581 mijë të shëruar.