Turneu Selektiv në 3×3, afatet për lajmërim dhe detajet NULL NULL 26.04.2022 12:42 26.04.2022 12:42 Federata e Basketbollit e Kosovës edhe këtë vit do të organizojë Turneun Selektiv në 3×3, që njëkohësisht do të jetë turneu i parë i këtij sezoni në 3×3 në Kosovë. Nga ky turne FBK do të bëjë selektimin e ekipeve kombëtare të meshkujve dhe femrave që do të përfaqësojnë Kosovën në kualifikime për FIBA EUROPE CUP. Turneu është i hapur dhe FBK i bën thirrje të gjithë lojtarëve, që të paraqiten për të garuar, kurse afati për paraqitje është nga data 1 maj deri më 6 maj në ora 16:00, transmeton Klankosova.tv. Lojtarë të ekipit fitues do të përfshihen në ekipin kombëtar të Kosovës, kurse kualifikimet për FIBA EUROPE CUP sivjet Kosova i zhvillon në Qipro. Në rast se kalohen kualifikimet, kombëtarja e Kosovës do të garojë në FIBA EUROPE CUP, që zhvillohet në Graz të Austrisë.